TAGS-AT E JAVËS

Showbiz26 Maj 2026, 15:33

American Music Awards 2026/ BTS shpallet “Artisti i Vitit”, triumfojnë edhe Karol G dhe KATSEYE

Shkruar nga Pamfleti

American Music Awards 2026/ BTS shpallet “Artisti i Vitit”,

Ceremonia madhështore e American Music Awards 2026 solli një natë spektakolare në Las Vegas, ku yjet më të mëdhenj të muzikës botërore u vlerësuan me çmimet më prestigjioze të industrisë.

Mbrëmja u zhvillua në MGM Grand Garden Arena dhe u moderua nga Queen Latifah.

Fituesi absolut i natës ishte BTS, i cili rrëmbeu çmimin kryesor “Artisti i Vitit”, duke lënë pas emra si Taylor Swift, SZA dhe Bruno Mars. Fitorja e BTS konfirmoi edhe një herë ndikimin global të grupit dhe fuqinë e fandom-it “ARMY”.

Një tjetër emër që spikati gjatë ceremonisë ishte KATSEYE, i cili fitoi çmimin “Artisti i Ri i Vitit” dhe triumfoi gjithashtu në kategorinë “Videoklipi më i mirë” me këngën “Gnarly”.

Në mesin e fituesve kryesorë ishte edhe Karol G, e cila u nderua me “International Artist Award of Excellence”, një nga çmimet më prestigjioze të mbrëmjes.

Ndërkohë, Shakira fitoi çmimin për “Turneu i Vitit” me “Las Mujeres Ya No Lloran World Tour”, ndërsa Tyla triumfoi me “Këngën Sociale të Vitit” falë hitit “CHANEL”.

Në kategorinë K-Pop, BTS vazhdoi dominimin duke fituar disa çmime të rëndësishme, përballë artistëve si BLACKPINK, aespa dhe Stray Kids.

Ceremonia solli gjithashtu vlerësime speciale për Darius Rucker dhe Billy Idol për kontributin e tyre shumëvjeçar në industrinë muzikore.

Mes fituesve të tjerë të rëndësishëm ishin:

 

sombr – “Breakthrough Artist” dhe “Albumi i Vitit” në Rock/Alternative
David Guetta – “Artisti më i mirë Dance/Electronic”
SZA – “Artistja më e mirë R&B”
Leon Thomas – “Breakthrough R&B Artist”
Monaleo – “Breakthrough Hip-Hop Artist”


Mbrëmja u shoqërua me performanca spektakolare, surpriza dhe emocione të forta, duke e kthyer edhe një herë “American Music Awards” në një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës globale.

bts ama 2026

Lini një Përgjigje