TAGS-AT E JAVËS

Showbiz26 Maj 2026, 08:19

“Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri lexon letrën për Vanesën: Që kur ike ti, jam i lirë!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri lexon letrën

Indri i ka dhënë fund lidhjes me Vanesën, dashuri e cila lindi në Ferma Vip mes shumë dilemash dhe polemikash.

Vanesa e cila kishte një lidhje nga jashtë e ndërpreu pas afrimitetit me Indrin, ku këngëtarja shprehu mes tyre nuk kishte thjesht pëlqim, por edhe dashuri.

Por dalja e Vanesës nga Ferma Vip duket se ka qenë një liri për Indrin. Aktori i ka shprehur këto ndjesi përmes një letre, e cila u lexua nga vetë aktori.

“Gjatë ditëve që nuk kemi qenë bashkë kam patur një liri dhe besoj ka qenë edhe për ty.

Nuk besoj që historia jonë mund të ketë të ardhme. Nuk kam ndjerë mungesë, por liri. Disniveli i ndjesisë është bërë më i qartë në largësi. Kam pasur dëshirë që kur të dal nga këtu të dal e të takohemi ballë për ballë. Unë nuk jam i duhuri për ty dhe ti meriton një person që të do”, thuhet në letër. 

ferma vip indri

Lini një Përgjigje