TAGS-AT E JAVËS

Showbiz26 Maj 2026, 14:10

Nuk fshihet më nga publiku, Fjodora Fjora publikon foton e partnerit të ri

Shkruar nga Pamfleti

Nuk fshihet më nga publiku, Fjodora Fjora publikon foton e partnerit

Moderatorja Fjodora Fjora ka vendosur të ndajë me publikun një copëz më personale nga jeta e saj, duke konfirmuar publikisht lidhjen e re të dashurisë.

Përmes një postimi në Instagram, moderatorja publikoi një foto krah partnerit të saj, ndërsa krahas imazhit shkroi: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”, duke zbuluar për herë të parë edhe një detaj më intim nga marrëdhënia e tyre.

Fjodora, e cila prej vitesh është pjesë e ekranit ka qenë gjithmonë mjaft e rezervuar sa i përket jetës private.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ajo lë të kuptohet se zemra e saj është e zënë. Edhe më herët moderatorja kishte ndarë në rrjete sociale foto ku shfaqej dorë për dore me partnerin, pa zbuluar identitetin e tij.

 Ndër vite, moderatorja ka folur hapur edhe për sfidat personale, sidomos për eksperiencën si nënë e vetme e djalit të saj të birësuar, Alteos.

Me një kërkim të shpejtë, pamë se Visi ishte sipërmarrës i dy restoranteve dhe kishte me shumë pasion profesionin e picierit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fjodora Fjora (@fjodoraf)

fjodora fjora partneri i ri

Lini një Përgjigje