TAGS-AT E JAVËS

Showbiz27 Maj 2026, 13:40

Kërcënoi moderatorin, Liman Berisha: Jetoj jashtë dhe kam humbur punën

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënoi moderatorin, Liman Berisha: Jetoj jashtë dhe kam humbur

Moderatori kosovar Alaudin Hamiti ka qenë në qendër të një procesi gjyqësor, pasi personi që e kishte kërcënuar publikisht ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas aktgjykimit të publikuar nga mediat në Kosovë, Liman Berisha është dënuar me 2 mijë e 500 euro gjobë për veprën penale të kanosjes.

Para shpalljes së vendimit, Berisha shprehu pendesë për deklaratat dhe kërcënimet e bëra ndaj moderatorit.

“Ndjehem fajtor dhe shpreh pendesë për këtë që kam thënë. Prej atij incizimi nuk kam pasur kurrfarë problemi me Alaudinin. Kjo është hera e parë që po gjykohem dhe premtoj 100 për qind se nuk do të kryej më vepër tjetër. Alaudin Hamitit dhe familjes së tij u kërkoj falje publike”, deklaroi ai në sallën e gjyqit.

Berisha, i cili jeton dhe punon në Itali, tha se rasti i ka sjellë pasoja edhe në jetën personale dhe profesionale.

“Jetoj jashtë vendit dhe kam humbur punën. Për çfarëdo që ka ndodhur, jam i gatshëm të vij përsëri dhe edhe një herë kërkoj falje”, u shpreh ai.

Sipas dosjes së Prokurorisë, kërcënimet ndaj Hamitit ishin bërë përmes mesazheve në Facebook dhe incizimeve zanore gjatë muajit nëntor të vitit 2024. Në disa prej tyre, Berisha përdorte gjuhë kërcënuese dhe përmendte edhe ish-banorin e Big Brother VIP Kosova, Edin.

Ndërkohë, avokatja e moderatorit, Blinera Osmani, deklaroi se kërcënimet kishin ndikuar seriozisht në jetën e përditshme të Alaudin Hamitit dhe familjes së tij.

Sipas saj, moderatori kishte përjetuar ndjenjë pasigurie dhe kishte kufizuar lëvizjet për shkak të frikës së krijuar nga mesazhet kërcënuese.

alaudin hamiti kercenimi liman berisha

Lini një Përgjigje