
Sara Karaj është konkurrentja e parë që eliminohet nga gara e kërcimit “Dancing With The Stars”. Vlogorja rezultoi konkurrentja më pak e votuar nga juria dhe publiku.
Sara mori vlerësimin e publikut me valsin që performoi në skenë, por duket se pasodoble që kërceu mbrëmjen e djeshme, nuk ishte zhanri që i përshtatej.
Juria e kritikoi vlogeren për hapat e saj dhe vuri në dukje sikletin që ndjeu ish-konkurrentja gjatë kërcimit, teksa disa herë i ngeci taka te fustani.
Lini një Përgjigje