Çifti i njohur shqiptar, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz, ka bërë të qeshë ndjekësit me një detaj të ri nga jeta e tyre private. Përmes një postimi në Instagram Story, moderatorja tregoi një bisedë private me partnerin e saj, ku zbulon se ata sapo janë bërë “shokë” në rrjetin social Facebook.
Edhe pse jetojnë bashkë dhe kanë krijuar një familje, duket se lidhja e tyre virtuale kishte mbetur “përafërsisht e harruar”. Në foton e publikuar shihet njoftimi që DJ Dagz ka pranuar kërkesën e shoqërisë nga Einxhel, moment që moderatorja e shoqëroi me humor: “Po ju a ndiqeni me burrin në Facebook?!”
Biseda mes tyre vazhdoi me të qeshura, ku Einxhel tha: “Tmerr domethënë, që 4 vjet s’jemi follow”, ndërsa Dagz iu përgjigj me shaka duke e quajtur “njeri i Facebook-ut”. Ky moment ka shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit, duke treguar anën komike dhe sportive të marrëdhënies së tyre.

Lini një Përgjigje