TAGS-AT E JAVËS

Showbiz30 Dhjetor 2025, 13:32

Juxhini dhe Anxhelo kanë dyshime për Lore: Ajo nuk është e lidhur jashtë, e kanë lënduar

Shkruar nga Pamfleti
Juxhini dhe Anxhelo kanë dyshime për Lore: Ajo nuk është e
Lore

Gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e BBV, banorët Juxhini dhe Anxhelo u ndalën të flasin për Lore dhe marrëdhënien e saj jashtë shtëpisë.

Duke qenë se këngëtarja ka përmendur një lidhje jashtë, tema e diskutimit ishte nëse ajo është e lidhur apo jo.

Juxhini shprehu dyshimet e tij, duke thënë se nuk mendon që Lore të jetë e lidhur. Sipas tij, më shumë se një lidhje, ajo duket e lënduar emocionalisht, dhe kjo shpjegon kujdesin që tregon ndaj banorëve të tjerë: “Më shumë se sa e lidhur, më duket e lënduar. Dhe prandaj tregon kujdes me ata sepse e ka mendjen akoma andej jashtë,” theksoi ai.

Anxhelo, nga ana tjetër, mendonte se Lore mund të jetë e lidhur, por shtoi: “Unë i lidhur nuk do futesha dot në BBV, personalisht si djalë.”

 

juxhini lore anxhelo

Lini një Përgjigje