TAGS-AT E JAVËS

Showbiz30 Dhjetor 2025, 13:45

Shkurta ‘e ka inatin’ me Elijonën: Mua m’u bë padrejtësi, ajo lëviz me mbrojtës

Shkruar nga Pamfleti
Shkurta ‘e ka inatin’ me Elijonën: Mua m’u bë
Shkurta ‘e ka inatin’ me Elijonën: Mua m’u bë padrejtësi, ajo lëviz me mbrojtës

Shkurta Haxhia, ish-konkurrentja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, foli hapur pas eliminimit të saj nga shtëpia më e famshme në Kosovë.

Në një intervistë ajo komentoi mbi dinamikën brenda programit dhe kritikoi disa konkurrentë, duke përfshirë Elijonën, të cilën e përshkroi si person “fals”. Shkurta tha se Elijona lëviz me mbrojtës dhe ka avokatë brenda dhe jashtë shtëpisë, duke përmendur Leonorën si një prej tyre.

Ajo u eliminua të premten pas një zarfi të zi, ndërkohë që ishte në nominim me Alba Pollozhanin, Benita Zenën, Dolcen dhe Labinot Rexhën.

Shkurta theksoi se ndjeu padrejtësi nga produksioni dhe opinionistet, duke thënë: “Më është bërë një padrejtësi e madhe dhe nuk e meritoja të dilja.”

Dalja e saj ka shkaktuar debate në rrjetet sociale mbi drejtësinë e procesit dhe sjelljen e saj brenda shtëpisë, ndërsa dinamika dhe rivalitetet brenda BBVK pritet të ndryshojnë pas këtij eliminimi.

 

shkurta haxhia elijona

Lini një Përgjigje