P.Diddy është përfshirë në një konflikt të ri me Netflix dhe 50 Cent, pas publikimit të dokumentarit “Sean Combs: The Reckoning”. Sherri u intensifikua pasi 50 Cent përdori incizime dhe materiale të grumbulluara nga Diddy për vite me radhë, duke i përfshirë ato në dokumentar.
Në film, 50 Cent ngriti akuza serioze ndaj Diddy-t, duke sugjeruar se ai mund të kishte lidhje me vrasjen e Tupac Shakur në vitin 1996, pretendim që Diddy e mohoi me forcë. Zëdhënësi i tij deklaroi për Deadline se ekipi po shqyrton mundësitë ligjore për të paditur Netflix për përdorimin e materialeve të tij.
Situata u komplikua edhe më shumë kur djali i Diddyt u përfshi në përplasjen mes babait të tij dhe 50 Cent. Ekipi ligjor i Diddyt e përshkroi dokumentarin si një “sulm të turpshëm”, duke theksuar se materialet ishin grumbulluar që nga mosha 19-vjeçare për të treguar historinë e tij dhe përdorimi i tyre nga Netflix konsiderohet i padrejtë dhe i paligjshëm.
Konflikti ka shkaktuar reagime të shumta dhe mund të çojë në hapa të mëtejshëm ligjorë nga ana e Diddyt kundër platformës dhe 50 Cent.
Lini një Përgjigje