TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Prill 2023, 10:20

Efi quan ‘mashtrues’ Luizin, Zhaklin Lekatari: E prisja të ndodhte

Shkruar nga Pamfleti

Efi quan ‘mashtrues’ Luizin, Zhaklin Lekatari: E prisja të

Mbrëmë u përballën Luizi dhe Efi dhe gjithçka kishin thënë në dhomën e rrëfimit.

Në një moment ishte Efi ajo e cila tha se e ka parë se ai është kokrra e mashtruesit. Kur u panë këto transmetime, reagimet e Arbërit dhe Olta Gixharit ishin për të mos u humbur.

Dyshja janë përçarë pothuajse tërësisht. Dikur ishin miq tejet të mirë, por rikthimi i Efit nuk u prit edhe aq mirë.

Arbër: Unë mendoj që Luizi ka pasur indicie Kiarën për Efin. Sot nga Efi mësova që ajo vetë ka thënë që Luizi është kokrra e mashtruesit.

Ajo ka mbrojtur një  njeri që sot e quajti ‘mashtrues’, më erdhi mirë që sot e pranoi vetë. Kur Efi pa që situatat kanë ndryshuar tani brenda shtëpisë, ka filluar të ndërtojë lojën e saj. A do ketë fuqi ajo që t’i dalë përballë Luizit apo banorëve të tjerë, ngelet për t’u parë.

Me fjalët e veta ajo sot pranoi që tjetër mendim ka pasur për Luizin dhe tjetër ka. 

Zhaklin: E prisja të ndodhte kjo. Mendoj që Efi duhet të bëjë lojën e saj. Më vjen keq për Kiarën, se nuk ka ditur të mbrojë veten.

zhaklin efi dhe luizi

Lini një Përgjigje