TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Prill 2023, 14:27

Sonte zgjidhet finalisti i parë i 'BBV', Luizi: Sa do bërtas po tha emrin tim

Shkruar nga Pamfleti

Sonte zgjidhet finalisti i parë i 'BBV', Luizi: Sa do bërtas

Sonte do të shpallet finalisti apo finalistja e parë e këtij edicionit të dytë të Big Brother Vip, duke bërë që një banori, t’i “pritet bileta” e qëndrimit në shtëpi, deri më datë 6 maj.

Lidhur me këtë çështje, vetë këngëtari shkodran, Luiz Ejlli i bëri thirrje që teleshikuesit ta votojnë si finalist të parë duke shtuar se nëse kjo gjë do të ndodhte, do t’i ndryshonte jeta.

Ai tha se kështu do të gëzohen edhe ata që e votojnë që e kanë dashur prej fillimi të shkojë në finale dhe të jetë fitues.

Duke biseduar me Kiarën dhe Elvisin, Luizi u shpreh se ai mund të jetë finalisti i parë dhe nëse emri i tij shpallet sonte, do të bërtasë nga gëzimi i madh.

 

finalist bbv luizi

Lini një Përgjigje