
Banorët e “Big Brother VIP” janë argëtuar shumë mbrëmjen e djeshme. Vëllai i Madh u organizoi një ‘Pyjama Party’ ku edhe luajtën.
Ata kishin në dispozicion një rulotë, ku kishte dënime të ndryshme dhe disa prej tyre ishin me ‘spec’. Nëse refuzonin që të kryenin dënimin, atëherë do të pinin shots.
Tek loja e rulotit, Dea Mishel i ra dënimi ku duhet të puthte personin që ndodhej në të djathtë të saj dhe aty ndodhej Luiz Ejlli.
Dea i ka marrë lejë Kiara Titos, e cila fillimisht e ka lejuar. Por, në momentin e fundit, moderatorja ka ndërhyrë dhe nuk lejoi që të ndodhte puthja në buzë mes Luizit dhe Deas.
Më pas kjo e fundit, e ka kryer dënimin duke puthur në buzë Nita Latifin.
Ndërsa kësaj të fundit i ra dënimi që të puthte në buzë personin në të djathtën e saj, i cili ishte Elvis Pupa. Visi u vendos paksa në siklet dhe Luiz Ejlli i kthehet: “Nëse të ngushëllon, unë kam puthur Oltën”, ndërkohë Qetsor Ferrunaj ia pret: “Unë Sabianin”.
Teksa Nita ishte me mëdyshje, tha njëherë që do pinte një shots, por Luizi këmbënguli duke thënë se ishte një puthje skenike. E si pasojë ndodhi dhe puthja mes dy banorëve.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje