TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Prill 2023, 09:52

Sulmoi dhe ofendoi opinionistët e Big Brother, Arjan Konomi shkëput marrëdhëniet me Top Channel

Shkruar nga Pamfleti

Sulmoi dhe ofendoi opinionistët e Big Brother, Arjan Konomi shkëput

Opinionisti Arjan Konomi ka shprehur jo rrallë herë kritikat që ka pasur kundrejt opinionistëve të Big Brother VIP. Ai i ka konsideruar Arbër Hajdarin dhe Zhaklin Lekatarin si opinonistë të diskutimit me nivel të ulët mediokër.

“Tek i dëgjoja m’u duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare në një spektakël që imagjino se sa shije të hidhur që të lë”, shprehej ai në rrjetet e tij sociale.

Gjatë fundjavës ka nisur të qarkullojë një informacion mbi shkëputjen e kontratës së punës së Konomit me televizionin Top Channel. Zëra pranë opinionistit spekulojnë se arsyeja e shkëputjes, janë saktësisht deklaratat e bëra për dy kolegët e tij.

Prej disa javësh, Konomi mungon në “Përputhen” në rolin që e ka nga viti 2020, teksa dje ka marrë rrugën drejt Suedisë.

 

arjan konomi shkeputje top channel

Lini një Përgjigje