TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Prill 2023, 12:02

Bledi Mane ‘kërkon’ të dalë nga shtëpia, Luizi: Për shpirt të babës ndihem keq

Shkruar nga Pamfleti

Bledi Mane ‘kërkon’ të dalë nga shtëpia, Luizi:

Bledi Mane vendosi mbrëmë që të mos u bashkohej banorëve që po zhvillonin një ‘Pyjama Party’ dhe po luanin. Gazetari ndenji i shtrirë në dhomën e gjumit, me justifikimin se nuk ndihej mirë.

Luiz Ejlli shkoi pranë tij dhe e pyeti se çfarë ka dhe përse nuk bashkohet me pjesën tjetër të banorëve.

Mane i tha se nuk ndihej mirë dhe se pret të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Nga ana tjetër, këngëtari u përpoq që t’i mbushte mendjen atij që të mos dalë dhe i tha që çdo gjë që thotë apo bën në atë shtëpi, është në kuadër të lojës.

Madje Luizi i tha ‘për shpirt të babës, a di sa keq ndihem? Të çoj deri në limite, por tani më vjen keq. Nëse dua me të ngacmuar, e të them ke qenë në burg, të ngacmoj’.

Bledi tha se nuk ka problem të justifikohet, pasi nuk i ka përmendur as familjen dhe as ndonjë gjë tjetër private, por se e ka ndarë mendjen të largohet.

Ai u shpreh se donte të dilte që ditën që la burgun, por se Vëllai i Madh i kishte thënë që të dalë në “Prime”, ku do të japë edhe një deklaratë për vendimin e tij.

Ndërkohë kujtojmë se Bledi ka një mision sekret nga Vëllai i Madh, i cili duhet të shtiret sikur është mërzitur dhe sikur nuk e përballoi dot jetesën në burg.

Për këtë mision janë në dijeni edhe Qetsor Ferrunaj, Krist Aliaj dhe Dea Mishel, të cilët ishin “burgosur” bashkë me Bledin.

 

bledi mane luizi

Lini një Përgjigje