
Qetsori duket se nuk u beson historive të Efit, të treguara brenda shtëpisë Big Brother Vip Albania.
Ai është shprehur se Efi përpiqet të flasë bukur, që të dalë sa më mirë në ekran. Sipas tij, ajo tregon historitë e dikujt tjetër.
“Me Efin i kam ndarë muhabetet që në disa pika këtu. Do të bëjë muhabet të më qajë hallin mua që të dalë bukur në televizor. Me mua nuk i bën dot ajo ato që të tregojë që: shiko se unë kam punuar e vogël në Gjermani. Ato hidhja patës, jo mua. Unë e njoh punëtorin, kush punon. Ajo nuk është punëtore. Ajo bën diskutimet e veta. Se nuk më duket aspak të jetë ajo që po thotë.
Nuk më duket aspak reale, më duket historia e dikujt, jo historia e saj. Kam arsyet e mia. Nuk e shoh të punojë, lan vetëm pjatën e vet, s’e kam parë ndonjëherë të marrë gjëra, impenjime”, tha Qetsori.
Lini një Përgjigje