TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Prill 2024, 10:34

E tradhtoi disa herë, Bon Jovi: Martesa jonë zgjati kaq shumë si meritë e tolerancës së gruas sime

Shkruar nga Pamfleti

E tradhtoi disa herë, Bon Jovi: Martesa jonë zgjati kaq shumë si

Këngëtari amerikan Jon Bon Jovi ka pranuar se e ka ‘kaluar kufirin’ disa herë gjatë martesës së tij 34-vjeçare me gruan e tij, Dorothea Hurley. Duke folur për “Independent”, ylli 62-vjeçar i rock-ut tha: “Çështja është të mos gënjesh kurrë se ke qenë shenjtor, por edhe të mos jesh aq budalla sa të prishësh jetën familjare”.

Bon Jovi pranoi se martesa e tyre zgjati kaq shumë për shkak të durimit dhe tolerancës së gruas së tij ndaj tradhtisë së tij gjatë viteve. Ai gjithashtu shpjegoi se ata kanë një admirim të ndërsjellë dhe janë me fat që janë rritur së bashku.

Bon Jovi pranoi se ishte penduar për lidhjet e tij të shumta jashtëmartesore në këngën e tij të vitit 1993, “Bed of Roses”. Këngëtari i njohur u martua me Harley-n në Las Vegas në vitin 1989, me të cilën ishte që në shkollë.

Ata kanë katër fëmijë: 29-vjeçaren Jesse, 21-vjeçarin Jake, 20-vjeçarin Romeo dhe 30-vjeçaren Stephanie

jon bon jovi

Lini një Përgjigje