TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Prill 2024, 18:01

“Ndihmëë... Ndihmëë...!”/ Publikohen pamjet e sherrit mes Majës dhe bashkëshortit, këngëtarja ia merr ulërimave! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Ndihmëë... Ndihmëë...!”/ Publikohen pamjet e

Është publikuar video që tregon konfliktin mes këngëtares "Maja" dhe bashkëshortit të saj, Arben Shuaipi, ku shkak është bërë ndarja e pasurisë dhe kujdestaria e fëmijës.

Ndryshe nga çfarë është raportuar më parë për ngjarjen, në videon e siguruar nga “Ora News” konstatohet qetësia e burrit i cili teksa filmon e paralajmëron që të largohet nga banesa pasi është në shkelje të ligjit dhe me urdhër-mbrojtjeje.

Burri i saj arkitekt pretendon se dy vilat janë në bashkëpronësi dhe duhet të përpjesëtohen. Ndërsa këngëtarja e muzikës popullore pretendon se të dyja vilat i përkasin asaj.

Në video shihet qartë konflikti i saj me Arben Shuaipin, ku Maja shfaqet duke pirë cigare. Për një moment vijnë dhe dy punonjës policie, që u kërkojnë palëve të qetësojnë situatën, dhe kryejnë shoqërimin e tyre në rajonin e policisë.

Lini një Përgjigje