TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Prill 2024, 10:09

Njeri apo lojtar? Jul Deda fut banorët në mendime

Shkruar nga Pamfleti

Njeri apo lojtar? Jul Deda fut banorët në mendime

Erjola Doçi dhe Julian Deda duket se kanë krijuar një miqësi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”.

Disa prej banorëve e kanë kritikuar shpesh aktorin e njohur se po i përdor vajzat e shtëpisë për lojën e tij, pavarësisht se ai e mohon një gjë të tillë.

Madje herë pas here i kanë thënë Erjolës se është ‘sekretarja’ e Julit. Një gjë e tillë e ka nervozuar moderatoren, e cila u ka kërkuar banorëve që mos t’ia thonë më.

E mbrëmë teksa qëndronin jashtë në oborr, Doçi ka vendosur që ta pyesë troç Dedën në lidhje me raportin e tyre miqësor. Ajo kishte dëgjuar një bisedë mes Meriton Mjekiqit dhe Julit, ku ky i fundit ishte shprehur “jam dhe lojtar dhe njeri”.

E pikërisht për këtë e pyeti aktorin e njohur, duke iu drejtuar: “Me mua si ke qenë, lojtar apo njeri?” dhe Deda iu përgjigj: “Vetëm njeri me ty”.

Erjola: Dëgjova që citove një fjalë ‘jam dhe lojtar dhe njeri’, aty te bari që po ia thoje Meritonit. Me mua si ke qenë, lojtar apo njeri?

Juli: Vetëm njeri me ty. Pse kur kemi fol ndonjëherë për…

Erjola: Jo e di, por doja unë që të ma konfirmoje. Se duke e shprehur këtë gjë, krijon edhe konfuzione në publik.

Juli: Me ty luaj unë. Me Rozën luaj se edhe ajo luan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

jul deda njeri apo lojtar

Lini një Përgjigje