TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Prill 2024, 11:30

E pyesin për marrëdhëniet intime me Meritonin brenda shtëpisë së Big Brother, ja si reagon Ilnisa

Shkruar nga Pamfleti

E pyesin për marrëdhëniet intime me Meritonin brenda

lnisa Agolli ishte këtë të diel e ftuar në FunClub, ku foli për disa situata dhe çështje brenda shtëpisë dhe sesi u ndje kur doli jashtë shtëpisë së famshme, një ditë pas eliminimit.

Një pyetje që trazoi rrjetin, u përmend edhe në studio, kur Ronaldo i tha se nuk ka asgjë të keqe që të bësh s*ks brenda shtëpisë, duke shtuar se nuk pret që ajo t’i përgjigjet.

Ilnisa zgjodhi të mos përgjigjet, por të buzëqeshë dhe të vijojë më tej bisedën në tema të tjera.

Ronaldo: Për mua Ilnisa Agolli është një prej lojtareve më interesante që ka pasur ndonjëherë Big Brother. Të paktën 3 vitet e fundit. Pse e them këtë? Big Brother nuk është vetëm një format argëtues, por edhe një format që ndër vite ka thyer mite. Siç ka thyer mite e ndjera Adela, siç ka thyer mite Klodi i Big Brother që aso kohe njerëzit protestonin në Lezhë. Ilnisa Agolli këtë vit theu një mit shumë të rëndësishëm. Që po, nënat e divorcua me një vajzë mund të dashurohen me një djalë edhe 10 vite më të vogël, po mund të bëjë seks se ashtu i do qejfi. Nuk po të pyes a e ke bërë. Por për mua është shumë e turpshme që një mashkull nuk gjykohet kur lidhet me një vajzë më të vogël dhe nëse bën seks, por një vajzë gjykohet.

Ilnisa: Por…

Ronaldo: Mos ma jep përgjigjen, nuk më intereson, nuk shkoj aty. Nuk jam gazetar cinik

Ilnisa: Nëse ka pjesë që ndihesh e keqardhur është ky modeli i referimit edhe nga Egla…

Ronaldo: Egla ishte xheloze, vdes për Meritonin, ti nuk e ke vënë re? Mënyra se si Egla spërkat Meritonin në vaskë është e dashuruar seksualisht me gjithë fizikun e tij. Vajzat e shtëpisë u bënë xheloze se ti kishe pranë vetes djalin më seksi të asaj shtëpie.

meritoni dhe ilnisa seks big brother

Lini një Përgjigje