TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Prill 2024, 09:33

Arbana Osmani mendon ndryshe nga ç’shprehet: Televizioni cilësor po vdes

Shkruar nga Pamfleti

Arbana Osmani mendon ndryshe nga ç’shprehet: Televizioni

Arbana Osmani ndryshe thotë e ndryshe bën! Kjo, nisur nga intervista e fundit që dha për Mira Kazhanin. Aty, ku në prani të bashkëqytetares së saj (të dyja janë nga Burreli), premtoi se do fliste me sinqeritet dhe “u kryqëzua” nga rrjeti për mungesën e këtij të fundit, premtoi se do rrëfente gjithçka për familjen dhe nuk tha asnjë fjalë që publiku nuk e dinte, premtoi që do fliste pa dorashka, por nuk tregoi asgjë dhe mbi të gjitha tha frazën e famshme që “Big Brother” do ndiqej gjithsesi: ishte apo jo ajo në prezantimin e tij.

Penduar ose jo, Arbana tregon në një postim në Instagram që jo vetëm nuk e mendon vërtet një gjë të tillë, por shkon shumë larg me imagjinatën kur mendon se pa të, televizioni nuk mund të jetë më cilësor. E këtë e bën me anë të një story në Instagram, ku falë serialit “Soprano”, citon krijuesin e tij me thënien “Televizioni cilësor po vdes”.

Për të gjithë ndjekësit që u zhgënjyen nga mungesa e sinqeritetit të Arbanës dhe falsiteti i lartë që e karakterizoi, të paktën në intervistën e fundit, mjafton të shohin këtë postim, për të kuptuar se çfarë mendon vërtet ish-moderatorja dhe tani një biznesmene e suksesshme e panineve dhe makaronave, stil italian. /Pamfleti

Arbana Osmani mendon ndryshe nga ç’shprehet: Televizioni

arbana osmani false televizioni cilesor

Lini një Përgjigje