TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Prill 2024, 11:20

Albano imiton kolegun, ‘fermerët’ shkrihen gazit në 'Ferma Vip'

Shkruar nga Pamfleti

Albano imiton kolegun, ‘fermerët’ shkrihen gazit në

Dialekti nga krahinat e ndryshme, shpesh herë sjell keqkuptime. Por ndodh, që fjalët dialektore të kthehen edhe në batuta mes kolegësh e miqsh. Një gjë e tillë ka ndodhur disa vite më parë me Albano Bogdon dhe Andrea Vreton.

Këtë të fundit, me origjinë nga Erseka e ka karakterizuar e folura dialektore, edhe në skenë.

Ndërsa Albano, na sjell një kujtim mjaft gazmor me Andrean, dhe fjalët e tij dialektore, që nga shumëkush mund të interpretohen edhe si “gafa”.

“A e njeh Andrea Vreton ti? Gjatë provave, sa iku drejtori, direkt letrat ne, qytet, shtet, send, kafshë. Edhe bie shkronja “E”. Për herë të parë pas  vitesh, tha Andrea i pari stop. Edhe fillojmë, qytet, shtet, të gjithë. Send, dhe Andra që thotë ekur. Nuk e kapa në fillim dhe i thash, çfarë the?  E më tha “ekur ekurosje”. Nuk ta shpjegoj dot magnitudën e të qeshurit. Këta nga Erseka flasin në numrin shumës. Nuk thotë s’kam cigare, po thotë nuk kemi cigare. E i thash nuk ke ti mo daj se unë kam”, tha Albano ndër të tjera, teksa përshtat edhe zërin njësoj si kolegu i tij, Andrea.

Ndërkohë që Xhesika Polo, i ka thënë se e folura në vetën e tretë numrin shumës, është karakteristikë e zonës së juglindjes, Korçës dhe Ersekës.

 

albano bogdo ferma vip

Lini një Përgjigje