TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Shtator 2024, 13:36

E pyesin për marrëdhënien me Flor Mumajesin, përlotet Shkurte Gashi: Ishte një keqkuptim, uroj të rikthehet

Shkruar nga Pamfleti

E pyesin për marrëdhënien me Flor Mumajesin, përlotet

Shkurte Gashi është një këngëtare, e cila ka ditur ta bëjë për vete publikun me këngët dhe zërin e saj. Ajo zhvilloi një intervistë, ku në krah kishte bashkëshortin, Albert Limanin si dhe fëmijët.

Shkurtja rrëfeu eksperiencën e të qenit nënë, marrëdhënien me Albertin, shoqërinë me Shyhrete Behlulin, dhe jo vetëm.

Gashi zbuloi edhe një keqkuptim që i kishte ndodhur me Flori Mumajesin, e këtij të fundit i kishte mbetur jo pak hatri me të:

“Kur e përmend Florin emocionohem, siç shihet edhe nga pamja ime, sepse bashkëpunimi me të ka qenë një nga projektet më të mira, të realizuara ndonjëherë dhe ai jo vetëm që po më mungon mua, por po i mungon të gjithë shqiptarisë. Besoj se edhe ai është lodhur dhe ka nevojë të pushojë. Uroj shumë shpejt rikthimin e tij dhe pse jo, të vazhdojmë aty ku e kemi lënë. Unë kam shumë projekte të Florit që i ka bërë për mua. Nuk kam patur kontakte që nga ditëlindja e Brunos. Një rast familjar që Flori ka patur, unë nuk e kam ditur dhe betohem që nuk e kam ditur. Bëhet fjalë për humbjen e nënës së tij dhe unë nuk e kam telefonuar. Ka qenë një hatërmbetje nga ana e tij, për të cilën ka shumë të drejtë por betohem që unë nuk e kam ditur. Uroj që Flori të jetë mirë dhe e di që është mirë. Ai është njeri me botë shumë të madhe dhe me zemër shumë të madhe. Po mungon ai, muzika e tij, krijimet e tij. Ai ka punuar edhe për të tjerët, ti e di sa artistë ka nxjerrë ai. I madh është veç Zoti, por Flori ka lënë gjurmë të mëdha në muzikën shqiptare. Uroj që të na shohë dhe të na dëgjojë, uroj që Florin ta kemi në skenë prapë”, thotë këngëtarja bukuroshe në ‘Prive’.

 

shkurte gashi flor mumajesi rikthim perlotet

Lini një Përgjigje