
Prej muajsh tanimë një ndër lajmet më të përfolura është romanca e Princ Lekës me fotografen, Blerta Celibashin.
Së fundmi Blerta dhe Princi kanë udhëtuar drejt New Jerseyt ku dhe kanë marrë pjesë në një darkë gala në Carpathia West Estate.
E sigurisht në këtë event të rëndësishëm Blerta ka vendosur që të shoqërojë partnerin e saj dhe për herë të parë të publikojë dhe një foto krah tij në “Instagram”. Fotografja ka ripostuar një video ku në fund të saj shfaqet e lumtur krah Princit.
Mirëpo vetëm pas disa orësh nga publikimi i fotos së çiftit, një tjetër lajm po qarkullon me shpejtësi në media. Një burim i afërt me çiftin ka konfirmuar për “Top Albania Radio” se Blerta është shtatzënë.
Gjithashtu, veshja e fundit e Blertës në darkën Gala, një fustan i gjatë i zi me prerje në bel, ka ngjallur spekulime, pasi mund të jetë përpjekur të fshehë barkun e rrumbullakosur.
Edhe pse ky lajm nuk është i konfirmuar, duket se shumë fansa të çiftit do të jenë të interesuar për të mësuar nëse ata do të bëhen prindër, apo është një thashethem.
Lini një Përgjigje