TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 7 Tetor 2025, 14:09

E dinit? Michael Jacksonit iu refuzua leja nga autoritetet për të xhiruar klip në Brazil, e mundësoi mafia vendase

Shkruar nga Pamfleti

E dinit? Michael Jacksonit iu refuzua leja nga autoritetet për të

Michael Jackson kërkoi leje nga qeveria braziliane për të filmuar videoklipin e këngës "They don’t care about us" (Ata nuk duan t’ia dinë për ne) në lagjen, e ashtu quajtur ‘favelën’ Santa Marta të Rio de Janeiro-s dhe në lagjen Pelourinho të Salvadorit në vitin 1996.

Qeveria e refuzoi kërkesën, duke pasur frikë se videoklipi do të nxirrte në pah varfërinë dhe do të dëmtonte imazhin e Brazilit, veçanërisht pasi Rio po konkurronte për të pritur Lojërat Olimpike të vitit 2004.

Pavarësisht ndalimit, Jackson dhe regjisori Spike Lee vazhduan me xhirimet. Bosi lokal i drogës Marcinho VP, një fans i Jackson, thuhet se mundësoi sigurinë për xhirimin në favelë, duke garantuar qetësinë dhe e gjitha pa pagesë.

E dinit? Michael Jacksonit iu refuzua leja nga autoritetet për të E dinit? Michael Jacksonit iu refuzua leja nga autoritetet për të

(Ne foto: mafiozi Marcinho VP)

Kjo mbrojtje lejoi që xhirimet të vazhdonin pavarësisht mungesës së mbështetjes zyrtare, dhe videoklipi u përfundua, duke shfaqur kushtet e favelës dhe duke paraqitur grupin afro-brazilian ‘Olodum’. /Përshtati Pamfleti

michael jackson brazil marcinho vp

Lini një Përgjigje