TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 7 Tetor 2025, 11:52

Nuk rrinë dot bashkë, nuk rrinë dot të ndarë; JLo dhe Ben Affleck më të afërt se kurrë në tapetin e kuq

Shkruar nga Pamfleti

Nuk rrinë dot bashkë, nuk rrinë dot të ndarë; JLo dhe

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë parë shumë afër njëri-tjetrit në premierën e filmit të tyre të ri, “Kiss Of The Spider Woman”, të hënën në Nju Jork.

Aktorja e famshme dhe ish-bashkëshorti i saj bënë një paraqitje të papritur së bashku në tapetin e kuq. 56-vjeçarja dhe 53-vjeçari u fotografuan duke bërë një bisedë intime me njëri-tjetrin, pak më shumë se një vit që kur këngëtarja paraqiti kërkesën për divorc.

Pavarësisht ndarjes së tyre, Ben Affleck vazhdon të mbështesë ish-bashkëshorten në karrierën e saj artistike.

Aktorja luan rolin kryesor në filmin muzikor “Kiss of the Spider Woman”, ndërkohë Affleck ishte i pranishëm në këtë event surprizë, si bashkë-producent i filmit përmes kompanisë së tij “Artist Equity”, të cilën e themeloi me mikun dhe bashkëpunëtorin Matt Damon.

Lopez falënderoi publikisht Affleck për kontributin e tij në realizimin e filmit:

“Ky film nuk do të ishte bërë pa Benin dhe pa Artist Equity. Ishte një përvojë që më ndihmoi të kaloj një periudhë të vështirë në jetën time personale”.

Filmi, i drejtuar nga Bill Condon (Chicago), është një rikrijim i muzikalit të vitit 1993 dhe bazohet në romanin e Manuel Puig. Krahas Lopez, në film luajnë edhe Diego Luna dhe Tonatiuh.

“Kiss of the Spider Woman” u shfaq për herë të parë në Festivalin e Filmit Sundance 2025 dhe është pritur me interes të madh për përzierjen e dramës, muzikës dhe mesazheve të forta emocionale.

Dyshja, që u divorcua në fillim të vitit 2025, u komentua shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale pas kësaj paraqitjeje së bashku:

“Zot… do ta fillojnë nga e para. Ata po shkojnë në shtëpi së bashku”.

Nuk rrinë dot bashkë, nuk rrinë dot të ndarë; JLo dhe Nuk rrinë dot bashkë, nuk rrinë dot të ndarë; JLo dhe Nuk rrinë dot bashkë, nuk rrinë dot të ndarë; JLo dhe Nuk rrinë dot bashkë, nuk rrinë dot të ndarë; JLo dhe Nuk rrinë dot bashkë, nuk rrinë dot të ndarë; JLo dhe Nuk rrinë dot bashkë, nuk rrinë dot të ndarë; JLo dhe Nuk rrinë dot bashkë, nuk rrinë dot të ndarë; JLo dhe

jlo ben affleck bashke tapeti i kuq

Lini një Përgjigje