TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 7 Tetor 2025, 09:26

Pas lëndëve narkotike, Majk përmend eskortat: Hiqen si blogere dhe modele

Shkruar nga Pamfleti

Pas lëndëve narkotike, Majk përmend eskortat: Hiqen si blogere

Pas reagimit të tij për përdorimin në masë të lëndëve narkotike, Majk ka përmendur një tjetër fenomen, si pas tij, gjithnjë e më në rritje, atë të eskortave të luksit.

Sipas reperit, ato po promovohen si “influencere”, “modele” apo figura publike, duke gëzuar madje respekt dhe status të lartë në shoqëri.

Në një postim në Instagram, Majk ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si po normalizohet ky fenomen:

“Edhe ma shqetsuse o rritja e eskortave ne venet tona , eskorta që nëe shikim t’parë duken normale, cilësohen si “modele” “influencerka të rrjeteve sociale” etj… edhe jon shum të respektume e të ngrituna në shoqerinë tonë. Ia kena kalu Bullgarisë, Moldavis moti….”

Ai shprehet se ky realitet është shumë alarmues dhe se tani po krijon një shoqëri që vlerëson pamjen dhe pasurinë e shpejtë, në vend të moralit dhe punës së ndershme.

Reagimi i Majk ka ngjallur shumë diskutime në rrjet. Ndjekës të shumtë janë pajtuar me qëndrimin e tij, duke thënë se media dhe rrjetet sociale shpesh kontribuojnë në përhapjen e këtij modeli të rremë suksesi.

Artisti kërkon më shumë vetëdijesim, veçanërisht për brezin e ri, duke theksuar se nuk duhet të lejojmë që antivlerat të zëvendësojnë figurat e vërteta për t’u marrë shembull.

Pas lëndëve narkotike, Majk përmend eskortat: Hiqen si blogere

majk eskortat

Lini një Përgjigje