TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 7 Tetor 2025, 08:56

Flor Binaj kandidon për kryetar bashkie, Luiz Ejlli: Thashë se tha emrin tim

Shkruar nga Pamfleti

Flor Binaj kandidon për kryetar bashkie, Luiz Ejlli: Thashë se tha

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj është një nga emrat që kandidon për Bashkinë e Tiranës. Edhe pse fillimisht ai hodhi kandidaturën si  i pavarur, menjëherë mori mbështetjen e kreut të PD, Sali Berisha, i cili e shpalli zyrtarisht si përfaqësues të opozitës.

Emri i Florjan Binajt në fakt, sa bëri përshtypje, aq ishte edhe i pritshëm. Kjo, për vetë faktin se prezantuesi i ‘Piranja’-ve ka kohë që i përkushtohet kauzave të qytetarëve.

Ndërkohë, mes humorit dhe ironisë, Luiz Ejlli ka publikuar në një story në Instagramin e tij fjalimin e Berishës (një pjesë të tij) dhe më pas veten, ku pas lëvdatave, këngëtari thotë: Thashë se tha emrin tim për Zotin!

Në fakt, Luiz, edhe emrin tënd mund ta thoshte sepse ti ishe një Berishist i flaktë brenda Big Brother-it, por ndërrove mendim andej nga fundi se pe leverdinë.

luiz ejlli flor binaj

Lini një Përgjigje