
Qëndrimi në Londër i Princit Harry u shoqërua me panikun që ngjalli një stalker (përndjekës). Sipas The Telegraph, një grua e pa identifikuar, e cila dyshohet të ketë probleme të shëndetin mendor, arriti të afrohej shumë pranë Dukës në dy raste të ndryshme gjatë vizitës së tij.
Incidenti i parë ndodhi më 9 shtator, gjatë ceremonisë së Çmimeve ËellChild në Hotelin Royal Lancaster, ku gruaja arriti të depërtojë në një “zonë të sigurt” dhe të afrohet me Dukën. Një ditë më pas, ajo u fotografua përsëri pranë tij gjatë vizitës së Harry-t në Qendrën për Studime të Plagëve të Shpërthimeve në Londrën perëndimore.
Një zëdhënës i Dukës e konfirmoi për PEOPLE se ata nuk komentojnë për çështjet e sigurisë. Mësohet se gruaja ka një histori përndjekjeje të Harry-t dhe Meghan Markle, duke i ndjekur ata deri në Nigeri, vitin e kaluar.
Një burim i sigurisë tha për PEOPLE se këto lloj incidentesh janë të zakonshme për anëtarët e familjes mbretërore, por ky rast ishte shqetësues, për shkak se nuk kishte prani policore ose mbrojtje të afërt. Dy punonjës të zyrës private të Harry-t ndërhynë për të parandaluar më shumë afrimin e gruas.
Sipas burimit, kjo situatë reflekton rrezik të vazhdueshëm për sigurinë e Dukës, duke theksuar se mbështetja në “fat” nuk është një zgjidhje afatgjatë për mbrojtjen e tij.
Lini një Përgjigje