
Aktori i njohur George Clooney, 64 vjeç, ka zbuluar arsyen pse ai dhe bashkëshortja e tij, avokatja e të drejtave të njeriut Amal Clooney, 47 vjeçe, kanë lënë pas jetën në Los Angeles për të jetuar në një fermë të qetë në Francë.
Çifti, që janë prindër të binjakëve 8-vjeçarë, Alexander dhe Ella, dëshironte t’i rrisë fëmijët larg presionit të famës dhe ndikimit të kulturës së Hollywood-it. Në një intervistë për revistën Esquire, Clooney tregoi se ishte i shqetësuar për mënyrën sesi fama ndikon te fëmijët, sidomos në një mjedis ku ata krahasohen vazhdimisht me të tjerët.
“Kultura franceze i jep prioritet jetës reale. Atje, askush nuk të ndjek sepse je i famshëm. Fëmijët mund të rriten normalisht,” u shpreh aktori.
Ai theksoi gjithashtu se përpiqet t’i mbajë larg rrjeteve sociale dhe botës së internetit, duke i mbrojtur nga ndikimet toksike dhe ekspozimi i panevojshëm.
Pavarësisht pasurisë së madhe, që vlerësohet mbi 550 milionë dollarë, George dhe Amal ndjekin një stil jetese modest. Aktori zbuloi se çdo mëngjes i çon vetë fëmijët në shkollë dhe nuk i përfshin në jetën e sheshit të xhirimeve.
“Jam i privilegjuar, por normaliteti për fëmijët është më i rëndësishëm se çdo gjë,” përfundoi ai.
Lini një Përgjigje