
Mbrëmjen e sotme pritet transmetimi i Prime-t të ‘Love Island Albania’.
Faqja zyrtare e programit ka zbuluar konkurrentët e tretë dhe të katërt, të cilët vijnë nga Anglia. Ajo quhet Artemis dhe e ka ndjekur ‘Love Island’ në Angli, ndërsa ai quhet Gleni dhe vjen nga Londra për të gjetur dashurinë në Shëipëri.
E pyetur në lidhje me formatin që po sjell për herë të parë në Shqipëri, Luana Vjollca nuk mund të ishte më e paqartë se aq, kur tha se producentët e patentës së suksesshme në botë ‘ngelën pa tekst nga kasti shqiptar dhe fjalia e vetme që thanë ishte...uau, shumë lart’.
Gjithsesi, gjithçka pritet të shihet mbrëmjen e sotme në Tv Klan.

Lini një Përgjigje