
Bebe Rexha karrierën e ka nisur si kompozitore kur krijoi hitin “The Monster”, të kënduar nga Rihanna dhe Eminem.
Ajo ishte e ftuar së fundmi në Hits Radio, ku duhej që të përfundonte vargjet e këngëve, që ekipi i emisionit ia kishte dhënë asaj të shkruara në një letër.
Por, kur Bebe Rexhës i qëlloi kënga “Under You”, ajo nuk ishte në gjendje të thoshte vargjet vazhduese të saj – ndonëse e ka krijuar ajo vetë.
“Nuk e di, mos është një këngë e Justin Bieber”, pyeti këngëtarja shqiptare, teksa prezantuesja e mohoi. Dhe pasi e kuptoi se për çfarë kënge bëhet fjalë, ajo tha: “Oh dreq, jam shumë e keqe në këtë”.
Mos ndoshta Bebe nuk e ka krijuar vetë dhe ndaj nuk e mban mend?
Lini një Përgjigje