TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Shkurt 2024, 11:02

Dy fjalë për bashkëshortin e “Shoqes Moza” që pështyn portalet për të mbrojtur çiftin Besi-Xhensila

Shkruar nga Pamfleti

Dy fjalë për bashkëshortin e “Shoqes Moza” që

Lajmi për një ndarje të mundshme mes Besit dhe Xhensilës është padiskutim një ndër më të komentuarit së fundmi në median online. Sipas spekulimeve që qarkullojnë në rrjet, dyshja ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare, nga e cila kanë sjellë në jetë dy fëmijë, Ajkën dhe Amen.

Ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga çifti i famshëm, së fundmi ka reaguar një avokate, e cila ka deklaruar se Besi dhe Xhensila në fakt janë nën një hetim pasurie dhe çështja e divorcit është thjesht një manovër për të shpëtuar pasurinë e tyre.

Lidhur me këtë deklaratë, ish-ministri i Drejtësisë së ish-LSI (sot PL), Ylli Manjani, ka bërë një reagim në profilin e tij në “Facebook”, përmes të cilit e ka konsideruar totalisht “idiote”, deklaratën e avokates, duke sqaruar se Bes Kallaku nuk ka asnjë detyre publike, që të jetë nën hetim. E më shumë se sa me avokaten, e ka inatin me median, që detyrë kanë raportimin e lajmit dhe jo krijimin e tij.

Ja çfarë shkruan bashkëshorti i ‘shoqes Moza’ në Facebook:

“Nuk e di si i ka punët familjare Bes Kallaku, po turravrapi i përditshëm me lajme nga divorci i Tij më neverit. Njëkohësisht me rrjeshton automatikisht të jem në anën e çiftit, qoftë dhe në divorc. Po, jam i gjithi me ta! Po çfarë ka interesante kaq shumë që edhe media kombëtare merren me një familje?! Po pse ore kur martohen e ndahen dynjaja duhet të jetë patjetër e raportuar në media?! Mbi të gjitha, cili është interesi publik në këto lajme apo edhe sajesa të raportuara në marrëdhënien familjare të Bes Kallakut?!

Le pastaj teoria krejt idiote, por idiote fare që divorci na qenka i sajuar se po i bëhet hetim pasuror!!! Në RTSH madje kishte dalë të fliste me kompetencë edhe një avokate për këtë gjë!!! O Zot, a je kund?! Po si ka mundësi që një helm dashakeqës i psikopatisë port’halore bëhet çështje kaq e debatueshme në media kombëtare madje?! Po ç’hetim pasuror mo?! Jeni apo bëni vetë?! Pini more ilaçet, lëreni kamomilin! Po pse mo hetimi pasuror ka dalë në pazar dhe bëhet me çmim shumice?! Ç’detyrë publike mban Bes Kallaku?! Meqë flisni me siguri, në kuadër të cilit procedim bëhet hetimi?!

Ja ta zëmë se i qenka hapur hetim pasuror, për qejf të helmit mediatik, si e shpëton divorci pasurinë?! Ua ua ua ua çfarë helmi!? Çfarë llogjike?! Biles edhe me shërbim avokatie, media është gati për gjyq popullor! Ptu!”, përfundon postimi.

Por le t’i marrim gjërat me radhë: Z.Ylli bën mbrojtjen e çiftit Kallaku-Myrtezaj, pa i ditur se si i kanë punët familjare. Pra, i ka miq, por nuk di mjaftueshëm për ta. Sigurisht që Ylli do mbronte çiftin i cili dyshohet për pastrim të parave të Ilir Metës dhe jo një çift të rastësishëm. Që në momentin që dikush është i njohur mediatikisht, është automatikisht nën “lupën” e opinionit publik Z. Manjani dhe këto nuk ka nevojë t’jua themi ne, apo jo?

Divorci mund të mos e shpëtojë dot pasurinë, por që kjo është një praktikë e njohur për ta fshehur atë, këtë e di edhe bufi. I dashur bashkëshort i ‘shoqes Moza’, Xhensila dhe Besi mund të jenë të fundit që e praktikojnë si divorc se para tyre ka patur çifte edhe më të famshëm që e kanë bërë një ndarje të tillë, vetëm për të shpëtuar pasurinë.

Përsa i përket hetimit pasuror të Besit, ku e kishe ‘lëshuar gjuhën’ fare kundër portaleve, po të rikujtojmë (se kujtesa shkon e vjen sipas nevojave mesa kuptojmë),  se për të ardhurat jep llogari edhe një shitës në Instagram dhe duhet të ketë çdo gjë të faktuar me fatura, madje edhe bariu që kullot dhitë duhet të japë llogari për çdo cent që hyn në xhepin e tij. Besoj e kthen mbrapsht atë pështymën tani, se boll keni pështyrë ti dhe të ngjashmit tuaj mbi këtë popull. Me respekt, një gazetare e thjeshtë që i duhet të deklarojë edhe qokat kur ka sebep në familje!/ Pamfleti

 

ylli manjani mbrojtje besi dhe xhensila

Lini një Përgjigje