TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Shkurt 2024, 09:24

Madonna ‘prodhon’ sërish skandal, pështyn fansin në mes të koncertit

Shkruar nga Pamfleti

Madonna ‘prodhon’ sërish skandal, pështyn fansin në

Madonna edhe në moshën 65-vjeçare vazhdon të jetë një nga personazhet më të përfolur të showbizz-it. Këngëtarja amerikane, e cilësuar si ‘mbretëresha e popit’, aktualisht është në turne me ‘The Celebration World Tour’, në të cilin po çon performancat e saj magjike në vende të ndryshme të globit.

Çdo paraqitje e Madonnas është një ngjarje për qytetin ku ajo performon. Por, në koncertin e saj të fundit ajo ka marrë një lumë kritikash për një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Në mes të performancës, Madonna mori një birrë, piu pak dhe më pas pështyu një fans që po ndiqte koncertin. Skena u bë shpejt virale në rrjet.

Këtë të martë të 27 shkurtit Madonna pritet të japë koncert në San Francisko, ndonëse ky episod i fundit nuk ishte i vetmi veprim i komentuar i këngëtares në turne. Javën e kaluar, artistja e famshme u rrëzua në mes të skenës gjatë një kërcimi me karrige.



 

madonna peshtyme koncert

Lini një Përgjigje