TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Tetor 2024, 11:46

Drejt divorcit? Reagon Eno Popi: Martesa ime vazhdon të funksionojë

Shkruar nga Pamfleti

Drejt divorcit? Reagon Eno Popi: Martesa ime vazhdon të funksionojë

Lajmi mbi një ndarje të mundshme mes gazetarit Eno Popi dhe bashkëshortes bëri që ky i fundit të reagojë, duke i hedhur poshtë këto informacione.

Pavarësisht se diskutohet ‘lart e poshtë’ për një ndarje ‘de facto’ të çiftit, Eno Popi kontaktoi me gazetarët tanë për të përgënjeshtruar lajmin.

Ai thotë se me bashkëshorten marrëdhënia vazhdon të jetë e shëndetshme dhe vetëm distanca Shqipëri-Kanada ka bërë që të gjenden paksa larg njëri-tjetrit.

Sipas gazetarit, çifti nuk ka menduar kurrë ndonjëherë të ndahet dhe të dy vazhdojnë të ruajnë marrëdhënien dhe martesën me të njëjtin ritëm.

Madje lajmi për ndarje kishte shqetësuar të dy palët, duke nxitur kështu edhe reagimin e gazetarit.

Kujtojmë se nga martesa, ka ardhur në jetë edhe Liv, vajza bukuroshe e çiftit. Epo, urojmë që të gjitha çiftet të kenë një ‘fund të lumtur’ /Pamfleti

Drejt divorcit? Reagon Eno Popi: Martesa ime vazhdon të funksionojë

eno popi divorc bashkeshorte

Lini një Përgjigje