TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Janar 2024, 09:08

“Big Brother-i im ka qenë edicioni i dytë”, Luiz Ejlli shuan çdo zë për pjesmarrje në BBV3 (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Big Brother-i im ka qenë edicioni i dytë”, Luiz Ejlli

Luiz Ejlli ditën e djeshme ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram ku ka mohuar që do të jetë opinionist i “BBV3”.

Ai është shprehur: Pas shumë mesazheve që më kanë pyetur, Luiz a do të jesh opinionist? Luiz a do të jesh vëllai i madh?

Ju them që nuk do të jem as opinionist as vëllai i madh, as vëllai i vogël. Thjesht do jem si ju, do e shikoj. Thjesht ju uroj suksese të gjithëve. Nuk do jem fare pjesë e “BBV3”, Big Brother-i im ka qenë edicioni i dytë. Kështu që suksese, ju uroj shikim të këndshëm!”

Luizi kur është pyetur më parë, nuk i ka mohuar këto e as pohuar.

Ai së shpejti do të bëhet baba për herë të parë dhe madje i ka dedikuar edhe një këngë bebushes që do të vijë në jetë së shpejti.

luiz ejlli bbv3

Lini një Përgjigje