TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Shtator 2023, 13:28

Bebe Rexha thyen një tjetër rekord botëror, këngëtarja shqiptare: Jam në shok

Shkruar nga Pamfleti

Bebe Rexha thyen një tjetër rekord botëror, këngëtarja

Sukseset e saj janë të panumërta dhe emri i Bebe Rexhës lakohet në mbarë botën, duke bërë krenarë shqiptarët kudo ku janë!

Së fundmi, ajo ka thyer një rekord botëror duke u bërë artistja e vetme në botë që qëndron për 50 javë e renditur në numrin një, në dy prej top listave muzikore të Billboard.

E kemi fjalën për top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit country dhe top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit ‘electronic’.

Ajo ka qëndruar për 50 javë e para në këto dy top-lista me hitet e saj të padiskutueshme, “Meant To Be” (bashkëpunim me Florida Georgia Line) dhe “I’m Good (Blue)” (bashkëpunim me David Guetta).

Vetë Bebe ndau super e lumtur këtë lajm me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

“Jam në shok. Mirënjohëse. E bekuar. E lumtur. Faleminderit kujtdo që më ka mbështetur në karrierën time. Ju dua, me dashuri Bebe”- shkroi ajo.

 

bebe rexha rekord

Lini një Përgjigje