
Familja është gjëja më e shtrenjtë për Donald Veshajn. Ndërkohë që e shohim të pandarë nga vëllai i tij Romeo, Donaldi ka treguar gjithashtu dashurinë e madhe që ka për vëllain tjetër, Mario.
Pavarësisht faktit se është tepër i ngarkuar për xhirimet e filmit të tij më të ri, “5 Here Jo”, Donaldi ka gjetur mundësinë që të kalojë disa momente të bukura me familjen e tij.
Ai ka publikuar disa foto të babait të tij, për të cilin shprehet se është pika e tij e dobët.
Në foton e parë, aktori ka publikuar një fotot të babit të tij dhe të qenit, Starki.
Në një tjetër foto, bardhë e zi, ku shfaqet babai i tij duke pirë një kafe, Donaldi shkruan: “Pika ime e dobët….”
Lini një Përgjigje