TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Shtator 2023, 10:08

U detyrua të futej në operacion për të shpëtuar jetën e foshnjës, Kourtney Kardashian bëhet sërish nënë

Shkruar nga Pamfleti

U detyrua të futej në operacion për të shpëtuar

Kourtney Kardashian zbuloi se kishte nevojë për “operacion urgjent” për të shpëtuar jetën e djalit të saj.

Ajo ndau një foto bardh e zi të bashkëshortit Travis Barker duke i mbajtur dorën dhe tha se ajo “nuk ishte e përgatitur” për urgjencën shëndetësore.

“Do t’u jem përgjithmonë mirënjohëse mjekëve të mi të jashtëzakonshëm që shpëtuan jetën e foshnjës sonë. I jam përjetësisht mirënjohës bashkëshortit tim që nxitoi pranë meje nga turneu për të qenë me mua në spital dhe për t’u kujdesur për mua më pas”, ka shkruar Kourtney në foton emocionuese.

Kourtney shtoi se kishte frikë për operacionin që përfundimisht do të shpëtonte jetën e foshnjës së tyre.

“Unë nuk mendoj se dikush që nuk ka kaluar nëpër një situatë të ngjashme mund të fillojë ta kuptojë atë ndjenjë frike”, vazhdoi ylli televiziv.

“Kam një mirëkuptim dhe respekt krejtësisht tjetër për nënat që u është dashur të luftojnë për foshnjat e tyre gjatë shtatzënisë”, shtoi mes tjerash ajo.

U detyrua të futej në operacion për të shpëtuar

kourtney kardashian nene

Lini një Përgjigje