
E ftuar në një emisionin televiziv, këngëtarja Evi Reçi, foli për lidhjen e saj me ish-banorin e Big Brother Vip, Kledi Hysa.
Ajo u shpreh se janë njohur nga shoqëria e përbashkët, ndërsa zbuloi dhe si e priti familja lajmin e lidhjes me të.
“Na kanë prezantuar shoqëri e përbashkët, pastaj filluam të flisnim në Instagram, gjërat erdhën natyrshëm. Tani që flasim kemi një lidhje në distancë dhe për momentin është mirë kështu si është. Çdo 2-3 javë mundohemi të takohemi, sigurisht që jemi duke e testuar derisa të vijë momenti të vendosim. Familja ime e priti shumë mirë, mami e kishte ndjekur në ‘Big Brother Vip’ dhe e pëlqeu menjëherë sapo e mori vesh për ne. Jemi mirë, qetë deri tani, por nuk di të them se çdo vijë më pas për momentin.”
Kujtojmë, se kur ishte në shtëpinë e BBV, Kledi ishte i lidhur me një grua e cila kishte edhe një vajzë nga martesa e saj e parë. Ai madje shprehu edhe simpatinë e tij për Trixën, por kjo e fundit u ‘mahnit’ nga Donald Veshaj.
Lini një Përgjigje