TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Prill 2024, 17:20

Ataku i panikut, ‘sëmundja e shekullit’: Nëse trajtoheni me antidepresantë, shumë e vështirë për ta kuruar

Shkruar nga Pamfleti

Ataku i panikut, ‘sëmundja e shekullit’: Nëse trajtoheni

Mjeku alternativ, ndër të tjera, foli edhe për sëmundjen e shekullit, siç është ataku i panikut. Por sipas Hysni Dankshit, trajtimi me antidepresantë është shumë i dëmshëm:

Anja: Kalojmë tek një sëmundje që quhet "sëmundja e shekullit" dhe është ataku i panikut. Ajo është një sëmundje që në dukje nuk ekziston, por e ndjen sepse njeriut i duket sikur po i merret fryma, sikur po e le zemra, qetësohet por e kap sërish. Kjo duket shumë e rëndë, sepse si mund ta trajtosh një njeri me këtë lloj sindrome, përveç ndihmës psikologjike?

Hysni: Ajo është një sëmundje e sistemit nervor dhe ka çregullime tek këta njerëz. Shifrat janë të larta dhe po shtohen sërish. Shqipëria ka më pak, po ta krahasosh me vendet e tjera

Anja: Ngaqë jemi më pak o doktor, mos u iluziono

Hysni: Jo, ka edhe ca vende të tjera, siç është Oman për shembull. Stresi dhe paniku po shtohen dita ditës dhe kjo po ndodh edhe tek fëmijët. Mbase edhe nga divorcet ose dramat e familjes

Anja: Si e trajtojmë atakun e panikut

Hysni: Së pari mbështetje psikologjike. Kura fillon nga ushqimi, pa kalori. Të mos u jepen mjekime antidepresive të cilat janë sintetike, por me çajra bimore. P.sh. tek shumë pacientë ka dhënë rezultat lulja e murrizit, lulja e basamit, që e bën edhe vaj edhe çaj. Mjekësia alternative ka edhe tableta, siç është vita stress, etj.

Anja: Mos kanë efekte anësore?

(min.11:08 deri 17:30)

atak paniku kurim semundja e shekullit

Lini një Përgjigje