
I ftuari i kësaj të diele në podcastin “PPP” ishte doktori alternativ Hysni Dankshi, i cili foli në lidhje me trajtimin e sëmundjeve me ilaçet alternative:
Anja: Ku ndryshon mjekësia alternative nga mjekimet popullore, ku shpesh njerëzit janë mashtruar?
Hysni Dankshi: Mjekësia alternative shkon paralel me atë moderne, por rrënjët i ka miliona vite më parë. Sot kanë evoluar gjërat dhe mjekësia alternative ka një industri farmaceutike bimore, ku shpenzohen miliona dollarë për prodhimin e ilaçeve bimore, siç janë kremra, tableta, etj. Ndërsa mjekësia popullore ka mbetur vetëm tek zierja e bimëve, në formë çajrash. Mjekësia alternative sot është bërë e besueshme, sepse kemi bashkëpunim me metodat arabe, kineze dhe indiane, ndaj shqiptarët dhe bota besojnë tek mjekësia alternative sepse ka dhënë rezultate.
(min. 0:40 deri 2:28)
Lini një Përgjigje