
Mjeku alternativ Hysni Dankshi shpjegoi se përgjithësisht mjekimet i prodhon vet dhe ilaçi që ka prodhuar për tiroiden është “krenaria” e tij, duke qenë se arrin t’i shërojë ato e jo si ilaçet sintetike që thjesht lehtësojnë por nuk e zhdukin sëmundjen.
Anja: Nga gjithë ilaçet që ke provuar vetë, cilin mban si më të suksesshmin, atë që mund ta quaje krenarinë tënde?
Hysni Dankshi: Unë deri para pak kohësh mbaja formulën e pomadës së djegies, që kur personi digjet, nuk i le as shenjë gjatë jetës. Por fantazia dhe këmbëngulja ime më bëri që të studioja edhe më shumë dhe të merrja disa formula në kontinentin tjetër: aziatik dhe afrikan dhe kam përgatitur tinturë për shumë sëmundje dhe pacientët me gjendrat tiroide më kthyen përgjigje, sepse mjekime për tiroidet kanë vetëm 2-3 ilaçe në farmaci. Po këto janë mjekime të përjetshme, ndërsa unë kërkoj që njerëzit të shërohen dhe t'i kenë të përkohshme ilaçet. Ose edhe këta që janë me diabet të tipit 2, kanë parë rezultate me formulat e mia.
(min 8: 21 deri 10: 10)
Lini një Përgjigje