
Duket e pamundur, por për mjekun alternativ Hysni Dankshi, ilaçi mrekullibërës që kuron kancerin, ekziston:
Anja: Doktor, një sëmundje e rëndë siç është kanceri, e cila është përhapur shumë, e trajton mjekësia alternative?
Hysni Dankshi: E trajtojmë. Për shembull kam disa vite që trajtoj me ilaçe bimore dhe mbaj kontakte me shpikës dhe zbulues të ilaçeve bimore të përgatitura nga një industri farmaceutike bimore. mbaj kontakte me një shkencëtar në Kroaci, një në Bullgari dhe në Slloveni e disa vende të tjera. Kam disa tableta që është prodhim gjerman për çdo lloj kanceri dhe sidomos për metastazat kur përhapen në organet e tjera të trupit
Anja: Çfarë ka kjo tabletë që qenka mrekulli bërëse, si është përbërja e saj?
Hysni Dankshi: Përbërja e saj është nga disa bimë të marra në malet e Bullgarisë, dhe një shurup bimor nga kufiri i Maqedonisë me Bullgarinë, që përbëhet nga gjethet e thara të Aloe Verës dhe disa bimë të tjera që lufton qelizat kanceroze. Kanceri nuk është thjesht sëmundje, por është mungesa e oksigjenit në gjak. Kur gjaku nuk ka oksigjen, shkaktohet mungesa e rezistencës. Unë nuk them që i kam shpikur vetë ilaçet e kancerit, por kam kontakte me shpikës e zbulues të tjerë që i kanë ndihmuar shumë pacientët.
(min. 3:08 deri 5:44)
Lini një Përgjigje