TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Qershor 2025, 11:25

“Amerika ishte si parajsë”, Parashqevi Simaku: Zgjodha të jetoj në rrugë gjatë pandemisë

Shkruar nga Pamfleti

“Amerika ishte si parajsë”, Parashqevi Simaku: Zgjodha të

Ylli i muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, rrëfeu për emisionin “Opinion” pjesëza nga jeta e saj, nga Shqipëria në SHBA, me të gjitha ulje-ngritjet që ka përjetuar ndër vite.

Në një intervistë për Blendi Fevziun, nga New York-u, në apartamentin ku ajo tashmë jeton, këngëtarja tregon arsyen pse u largua nga Shqipëria.

Simaku tregon se fillimisht udhëtoi drejt Italisë, me një pasaportë të blerë.

“Nëna ime më tha: do shkoj të shoh vëllain tim në Itali, që ishte një nga këta refugjatët. Qante gjithmonë, ‘aman tha se ti je shumë e njohur’. Me mikeshën time shkova në ambasadë. Ai ambasadori italian më kishte parë gjithmonë në këto mbrëmjet që bënte partia për Krishtlindje dhe më mbante mend. I thashë të lutem… ‘Po ti je Parashqevia’, tha! ‘Mos ki merak’, tha, ‘se do e marr Dash Dervishin në telefon. Do bësh gati guest room’, se isha edhe e varfër.

S’kisha asnjë lek! Dhuratë e kisha, më sollën atë makinën diplomatike. Vjen një burrë e grua nga New York-u, dhe ata donin që të argëtoheshin, të hapnin muzikë në New York. Ishin nga Dibra e Maqedonisë, burrë e grua. Erdhën dhe më blenë një pasaportë. Ishte pasaportë e blerë, kalabreze. Victoria Marini! Unë flisja italisht, dukesha si italiane”, rrëfen Simaku.

Në 9 mars 1992, ajo mbërriti në New York.

“U shokova kur erdha. Gjëja e parë që thoja ishte ‘pse është qielli kaq i lartë?!’, në Shqipëri ato retë i kemi si kapele. Më dukej sikur kisha shkuar në një botë tjetër. Shqiptarët këtu më donin shumë.”

Simaku thekson se në atë kohë fitonte shumë me muzikën.

“Për ne ishte përrallë!”, thotë Parashqevi Simaku. Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, ajo i kujton si tejet të bukura.

“Një mrekulli! Sikur isha në parajsë”, thotë këngëtarja për vitet e saj të para në SHBA.

Sakaq, ajo tregon se martesa me Robert Noflen e bëri të mos kishte më aq shumë interes për të “depërtuar” në Hollywood.

“S’kam lënë asnjë ditë pa provuar, u martova me Robertin shumë shpejt. Më iku ai interesi… Fillova të shkruaja këngë me Robertin. Në 1997-ën erdha në Shqipëri, këndova në festival.”

Nga koha e pandemisë deri në fund të vitit të shkuar, Simaku ka jetuar në rrugët e New York-ut. Në rrëfimin e saj për “Opinion”, ajo tregon se kjo ishte zgjedhje e saj.

“Jetoja më së shumti në Times Square. Ndonjëherë lëvizja lart e poshtë, kur ishte vapë vija tek lumi, natën pastaj shkoja prapë atje. Dola në rrugë këto katër vjet sepse s’kishte njeri të gjallë në New York, ishte bosh”, tregon Simaku.

Interesant është fakti se gjatë kësaj kohe të vështirë, ajo ka lexuar të gjithë librat fetarë.

“Çdo të premte në darkë duhet të shkoje të këndoje këngë për engjëjt, gjëja më e mrekullueshme që kam përjetuar ishte se burri me gruan nuk prekeshin, traditë e ortodoksëve hebrenj. Jetonin jetë të shenjtë. Sidomos gruaja nuk duhet të këndojë kurrë! Kisha për të ngrënë, për të pirë, s’më duheshin lekët. Çdo njeri hidhte para aty! Edhe sot e kësaj dite, mund të të tregoj qendrat për të studiuar, ngrënë, për punë. Falas! Vëllait i thashë “nuk do ju bëj dot telefon se do vazhdoj këto studimet”, tha Simaku.

“S’kam marrë kurrë asnjë aspirinë”, tregoi ajo, duke shtuar se shumë njerëz e kanë ndihmuar.

parashqevi simaku pandemia

Lini një Përgjigje