TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Dhjetor 2025, 10:13

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja nga diaspora deri në orën 09:00; KQZ publikon shifrat e para

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja nga diaspora deri në

Në orën 05:00 me kohën lokale të Kosovës në konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll ka filluar votimi për zgjedhjet e 28 dhjetorit,  si dhe nga ora 07:00 ka filluar votimi edhe në 24 përfaqësi diplomatike në Evropë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në konferencën për media bëri të ditur se në 24 përfaqësi diplomatike po vijon procesi i votimit, ndërsa deri në orën 09:00 nga 19 mijë e 187 votues të Diasporës së regjistruar kanë votuar 1 mijë e 659 prej tyre.

“Sipas të dhënave gjatë këtyre orëve të para të votimit që janë nga 25 përfaqësi diplomatike ku ka filluar procesi i votimit deri në ora 09:00 nga 19 mijë e 187 votues të regjistruar kanë votuar 8.64 për qind, apo 1 mijë e 659 prej tyre”, tregoi Elezi.

I gjithë procesi i votimit të Diasporës pritet të mbyllet në ora 19:00, përjashtimisht ajo në konsullatën e Kosovës në Stamboll, që sipas kohës lokale të Kosovës do të përfundojë në ora 17:00.

“Pjesa më e madhe e procesit të votimit në  shumicën e përfaqësive diplomatike mbyllet në ora 19:00 sipas kohës lokale në Kosovë, në përjashtim të konsullatës së Kosovës në Stamboll e cila sipas kohës lokale në Kosovë përfundon votimin në ora 17:00, ndërkaq në katër përfaqësi diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada votimi mbyllet sipas kohës lokale të vendit tonë, në ora 01:00, pak pas mesnatës”, sqaroi Elezi.

Konferenca tjetër e KQZ-së do të jetë në ora 14:00.

kosova zgjedhje diaspora

Lini një Përgjigje