Kosova po përgatitet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, ndërsa për politologun Adri Nurellari, një koalicion alternativ opozitar është bërë domosdoshmëri për të mbrojtur demokracinë dhe pluralizmin në vend.
Nurellari sugjeroi se opozita mund të lejojë Albin Kurtin të marrë postin e Presidentit, për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, ndërsa do të krijonte një shumicë alternative për formimin e qeverisë.
Ai rikujtoi se opozita ka praktikuar më parë sakrifica të ngjashme, si votimi i kandidatit të propozuar nga Kurti për të shmangur vakumin parlamentar.
“Një koalicion alternativ opozitar është domosdoshmëri, është shndërruar nëm nevojë për shoqërinë sepse është një nevojë për të mbrojtur vendin nga pikëpamja institucionale. Koalicioni bëhet i domosdoshëm kur shteti, me papërgjegjshmërinë e Kurtit dhe mazhorancën, futet në cikle bllokimi e degradimi institucional, një nevojë për të riparuar partneritetin ndërkombëtar. Është një nevojë për të mbrojtur demokracinë dhe pluralizmin. Hapësira e zotit Kurti për të zvarritur pafund do të ishte më e kufizuar dhe nga ana tjetër, opozita duke patur parasysh gravitetin e situatës, do të jetë në gjendje të bëjë sakrifica më të mëdha.
Në ç’kuptim, ashtu sikurse PDK, për të shmangur vakumin e parlamentarizmit të Kosovës ja votoi Dimal Bashën dhe për të shmangur një parlament jofunksional, mund të bëjë një gjë të tillë të ngjashme t’i lejojë Kurtit të marrë Presidencën që të mos shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme, por të bëjë një shumicë alternative të thjeshtë për të patur kryeministrin që në një farë mënyre do të sillte rikthimin e pluralizmit në Kosovë. Një shumicë pa Kurtin. Opozita është çimentuar në bllok kundër Kurtit. Nuk ka plan konkret e as diskutim, por kemi një përvojë të këtij viti sesi me e pengu Kurtin që të zvarrisë pafund. Kjo ishte që ja votuam kandidatin e tij, pavarësisht se nuk kishte një marrëveshje për koalicion. Duke qenë që kemi këtë përvojë dhe funksionoi, për tja pamundësuar zvarritjen, do ja votojmë kandidatin. Unë nuk e di nëse do ndodhi kjo gjë, por ne kemi bërë sakrifica dhe kemi praktika që të shmangim krizat dhe tja pamundësojmë Kurtit ta mbajë vendin peng. Mundësia për koalicion alternativ jo vetëm që është e frytshme, pro edhe praktikat tashmë janë vendosur”, tha ai në emisionin “3D” në RTSH.
Lini një Përgjigje