TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Dhjetor 2025, 21:39

Kosova mban zgjedhjet më 28 dhjetor, ish-ambasadori Çejku: Kurti i ka kthyer rrethanat në favor të tij

Shkruar nga Pamfleti
Kosova mban zgjedhjet më 28 dhjetor, ish-ambasadori Çejku: Kurti i
Ish ambasadori Arben Çejku

Kosova po përgatitet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare këtë të diel, më 28 dhjetor. Ish-ambasadori Arben Çejku u shpreh se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur të kthejë të gjitha rrethanat politike në favorin e tij.

Sipas Çejkut, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara nuk janë më nën presion si më parë, ndërsa Bashkimi Europian ka hequr sanksionet ndaj Kosovës.

Vetë Albin Kurti arriti t’i kalojë vështirësitë që pati. Pra marrëdhëniet me SHBA nuk janë më siç ishin më parë, minimalisht nuk ka presion. Heqja e sanksioneve të BE. Albin Kurti i ktheu rrethanat në favor të tij. Kemi disa vizita  të Presidentes Osmani që në fund të fundit ka shërbyer si ministre e Jashtme e Albin Kurtin. Kemi një qasje të  re të Albin Kurtit në retorikën e tij, i cili vjen pasi e ka dërrmuar opozitën në kalkulimet për të ndërtuar  një mazhoranca. E ruajti votën e tij në zgjedhjet lokale që për mua ishte një farë habie sepse mendova që do ndëshkohej për të gjithë atë sjellje disa mujore që ai bëri ndaj institucioneve të Kosovës. Albin Kurti, me datën 28 të dielën, ka çfarë t’u ofrojë qytetarëve”, u shpreh ai në emisionin “3D” në RTSH,

Duke folur për opozitën, ai vuri në dukje se PDK ka ndryshuar kreun në mënyrë të sforcuar, ndërsa LDK mbetet në një qëndrim amorf, pa arritur rritje apo bashkim të brendshëm.

“Çfarë bëri opozita. Në mënyrë të sforcuar u ndërrua kreu i PDK-së. Ishte një ndryshim pozitiv, por LDK-ja është në një qëndrim amorf dhe lideri i LDK-së nuk ka sjellë ndonjë rritje të LDK-së dhe as bashkim. Ka fraksione të mëdha në LDK që ende nuk janë bashkuar”, theksoi ai.

zgjedhjet kosovë Çejku

Lini një Përgjigje