TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Tetor 2025, 16:01

Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 25 përqind e qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ: Deri në orën 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e radhës ka bërë të ditur se pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e votimit deri në orën 15:00 është 25,21%.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se procesi po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

“Sipas të dhënave që kemi marrë nga rreth 94% të vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 510, 525 votues apo 25,21% nga 2 milionë e 25 mijë e 105 votues", njoftoi Radoniqi.

Lini një Përgjigje