TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Prill 2026, 18:32

Zgjedhjet e parakohshme, Albulena Haxhiu fton partitë në takim për caktimin e datës

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e parakohshme, Albulena Haxhiu fton partitë në takim
Albulena Haxhiu

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka ftuar partitë politike në një takim që do të mbahet nesër në orën 15:00, me fokus diskutimin për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.

Ftesa është konfirmuar nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili bëri të ditur se kjo parti do të përfaqësohet në takim nga anëtarja e kryesisë, Jehona Lushaku.

Ndërkohë, edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pranuar pjesëmarrjen në këtë takim, por pa bërë publik emrin e përfaqësuesit të saj.

Më herët, ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu u takua me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, për të diskutuar mbi datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve. Ndërkohë, KQZ ka propozuar datën 7 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Nevoja për zgjedhje të reja erdhi pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues, i cili përfundoi në mesnatën e 28 prillit. Mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundoi më herët, në fillim të muajit prill.

Pavarësisht negociatave, kryeministri dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti, si dhe partitë opozitare, nuk arritën një marrëveshje për zgjedhjen e kreut të shtetit.

 

Lini një Përgjigje