TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Prill 2026, 10:53

Osmani i hap rrugë garës elektorale, mesazh Albin Kurtit: Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë do hapen nga populli

Shkruar nga Pamfleti

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan mbrëmë që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe zgjedhjet mbahen brenda 45 ditësh.

Osmani i hap rrugë garës elektorale, mesazh Albin Kurtit: Rrugët
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Osmani ka thënë se “rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”, një mesazh ky indirekt për Albin Kurtin që nuk e përkrahu për një mandat të dytë në Presidencë.

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngritët edhe nga momente shumë më të rënda. Ka ardhur koha për dashni. Mjaftë më me propagandë, përçarje e ndjellje të frikës. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim dashni, aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë. Aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën”, ka thënë Osmani.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan mbrëmë që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe zgjedhjet mbahen brenda 45 ditësh.

Dy kandidatet për presidente të propozuara nga LVV, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, nuk u votuan në mungesë të kuorumit, pasi opozita refuzoi pjesëmarrjen në seancë.

Vetëvendosja e Albin Kurtit ka thënë se ka bërë përpjekje për të arritur një zgjidhje për presidentin, por ofertat janë refuzuar nga opozita.

Partitë opozitare, ndërkaq, kanë kërkuar marrëveshje për presidentin, duke kundërshtuar idenë që LVV-ja t’i ketë tre pozitat, qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën.

Ndërkohë më pak se një muaj pas betimit të qeverisë së re të drejtuar nga Albin Kurti, Vjosa Osmani si Presidente shpërndau Parlamentin, pas dështimit të përpjekjeve për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.

Ajo nuk i kurseu akuzat për Albin Kurtin duke u shprehur se "njerëz me qëllime të rrezikshme vendosën të çojnë vendin në zgjedhje".

kosova në zgjedhje të parakohshme osmani-kurti

3 Komente

  1. E
    Ervis

    Do humbni me thelle! Albin Kurti eshte lider i shqiptarise..

    1. D
      Drini

      Kjo eshte njesoj monster si albini, per nje post qeveritar ta shet shtetin per sekonda

      1. N
        Ndërgjegja

        Udhëmbyllsja e pamoral smund të kalëroj si udhëhapëse.

        Lini një Përgjigje